Prokuroria Speciale përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK

16 Prill 2025 | 10:10

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare për media nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Gjyqi ndaj katër të akuzuarve ka nisur më 3 prill 2023 dhe sipas ZPS-së, gjatë kësaj faze janë thirrur 125 dëshmitarë, janë paraqitur rreth 3 000 prova materiale në disa gjuhë, si dhe janë dorëzuar 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Sipas organit të akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 personave, mbajtjen e qindra viktimave në paraburgim të paligjshëm dhe torturimin e tyre. Krimet e supozuara thuhet se janë kryer kundër civilëve dhe individëve jo-luftëtarë në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Në këtë proces janë përfshirë si palë edhe më shumë se 150 viktima, të cilat përfaqësohen përmes avokatit.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, vlerësoi kontributin e dëshmitarëve dhe avokatëve të viktimave.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre,” u shpreh prokurorja West.

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe integritetit të procedurës gjyqësore.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është thelbësore që procesi gjyqësor të respektohet, në mënyrë që të gjendet e vërteta,” deklaroi më tej ajo.

Pas përmbylljes së fazës së provave nga Prokuroria, pritet që mbrojtja të nisë paraqitjen e saj në vijim të procesit gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026