Propaganda serbe kundër Kosovës, Sveçla: Asgjë e re prej tyre

24 Maj 2025 | 15:24

Në një tubim të organizuar nga maturantët serbë në veri të Kosovës, janë regjistruar provokime nacionaliste dhe shoviniste, që sipas autoriteteve, janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj këtyre veprimeve, duke theksuar se përpjekjet për të paraqitur kërkesat e Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si “dhunë” janë një taktikë e zakonshme e propagandës serbe.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka komentuar mbi këtë situatë, duke thënë se “shfaqjet e ekstremizmit dhe shovinizmit” të serbëve quhen festë nga ata, ndërsa ngjyra e kuqe, që ata përdorën për të ngjyrosur figura të ndryshme në trup, tenton të paraqitet si “gjak”. Ai gjithashtu ka përmendur se përdorimi i dorës nga pjesëmarrësit e tubimit është interpretuar nga serbët si “ngulfatje”, kurse kërkesa e Policisë për mosprovokimin e qytetarëve është quajtur “dhunë”.

Sveçla ka theksuar se propaganda serbe mund të ndikojë vetëm tek individët e painformuar dhe tek qarqet nacionaliste në Serbi.

Një incident tjetër ka ndodhur gjatë tubimit të premten, kur maturantët serbë ngritën gishta dhe shpallën thirrje nacionaliste. Policia e Kosovës kërkoi ruajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet, ndërsa Serbia ka shpërndarë propagandë duke pretenduar se “serbët po përdoren dhunë ndaj tyre”.

Kjo situatë reflekton edhe një herë tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që autoritetet kosovare vazhdojnë të kërkojnë qetësi dhe respekt për ligjin dhe rendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviq, lidhur me “spastrimin etnik” në...
13:48 | 16/07/2026