Propozimet e PD për komisionet e reformës territoriale dhe zgjedhore

16 Tetor 2025 | 18:07

Janë zbardhur amendamentet e Partisë Demokratike për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, PD kërkon barazi mes pozitës dhe opozitës.

Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku: 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike, dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë. I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Reformës Territoriale.

Gjithashtu, kërkohet ekspertizë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026