Propozimi francez, Kovaçevski-deputetëve: Veproni si përfaqësues të popullit

14 Korrik 2022 | 08:16

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u është drejtuar me një apel deputetëve të Parlamentit që votojnë sot propozimin francez për hapjen e negociatave.

“Pres të jeni në nivelin e detyrës dhe të mendoni si burrështetas dhe me maturi, siç u ka hije, si përfaqësues të popullit, e jo vetëm të partive politike”, theksoi kreu i qeverisë.

Kovaçevski tha se LSDM-ja po bën përpjekje që të arrihet deri te një propozim i konkluzioneve që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët dhe që do të hapte rrugën për pranimin e planit francez dhe do të mundësojë fillimin e bisedimeve.

Sipas tij këto konkluzione do të jenë një detyrim për qeverinë që të mos preken ato që konsiderohen vija të kuqe që kanë të bëjnë me mbrojtjen e identitetit kombëtar.

“Ne jemi maqedonas, flasim gjuhën maqedonase dhe kemi veçori specifike kulturore, tradita dhe zakone që i ruajmë dhe i respektojmë. Dhe me atë mendim dhe në atë mënyrë po bëjmë hapin e parë drejt BE-së, kështu do të hyjmë në BE, me identitetin tonë kombëtar”, u shpreh ai.

Deputetët janë njohur me 7 pikat e propozimit francez, por ende nuk kanë në dorë protokollin që do të firmoset mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kovaçevski sqaroi se Protokolli është në fakt një procesverbal i një takimi mes ministrive të punëve të jashtme, që nuk e kushtëzon kornizën e bisedimeve. Për këtë arsye, ai apeloi që të mos spekulohet për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti.

Kryeministri maqedonas theksoi se ky dokument do të bazohet te reciprociteti cka do të thotë se detyrimet janë të vlefshme për të dy palët dhe askush nuk ka mandate të pranojë kërkesa të njëanshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026