Ulja e pagave dhe pensioneve? Ilir Beqaj shpjegon keqinterpretimin mbi propozimin e tij

30 Prill 2020 | 17:57

Deputetit i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania. Ai foli për një sërë temash, mes tyre për debatin mbi koncesionin e Porto-Romanos në Durrës, për debatin mbi uljen e pagave apo dhe për mbështetjen e familjeve që nuk kanë mundësi apo qasje në internet. Ish-ministri i Shëndetësisë tha se sot në Kuvend ka abstenuar në lidhje me koncesionin për shfrytëzimin e Porto-Romanos.

“Kam abstenuar, siç kam abstenuar në komision pardje. Kjo është e pamundur. Pa filluar negociata nuk mund të thuhet se është e pamundur. Shkoni negocioni me kompaninë, mundi t’i kërkoni që kompania të ndërtojë hekurudhën dhe t’ia japë shtetit, dhe ajo mund t’iu thotë: unë dua më shumë vite kontrate, sepse negociata nuk mund të paragjykohen ende pa filluar. Kjo më bëri mua të abstenoj dhe të mos jem i gatshëm ta mbështes këtë ndryshim kontrate. E kam bërë publike këtë qëndrim pardje në mbledhjen e komisionit”, tha ai.

Ai tha se Shqipëria ka përparuar në sistemin e teknologjinë dhe kjo shtoi Beqaj u faktua në këto javë izolimi për shkak të pandemisë. Ai theksoi se pavarësisht zhvillimit, ka ende probleme në disa familje të cilat nuk kanë qasje në internet, dhe kjo kategori tha ai kanë nevojë për përkrahje të drejtpërdrejtë.

“Nisemi fillimisht nga nevoja. Unë besoj se u provua që nëse ka një investim të mençur që ka bërë qeveria e Edi Ramës është investimi në teknologjinë e informacionit. Ne këto javë, ne në Shqipëri kemi kapërcyer ylberin. Unë kam ndjekur me imtësi se çfarë ka ndodhur në e-albania. Për një shërbim konkret ka qenë me një rritje eksponenciale, me një eksponeciale më të madhe se sa vetë SARSCOV2. Nuk e besoja kurrë, që shqiptarët nga 20-29 vjeç, të ishin 22% e tyre aktivë konkretë në e-Albania. Kjo tregoi se shqiptarët i kanë mundësitë. Ka një grup popullsie që nuk ka në mundësi të paguajnë për internetin, as të ketë samrt-phone dhe as tabletë. Pa dashje ne krijojmë në shoqërinë tonë një barrierë të re. Ka zona gjeografike shumë larg. Ne nuk duhet të shtojmë një barrierë digjitale. Kemi mangësi në zonat e vendit me ujë duhet ta pranojmë, por edhe në impiantin e ujërave të zeza, nëse ne themi se shkollat të bëhen online, rreth 11 fëmijë nuk kishin mundësi dhe akses në internet. Interneti po kthehet në një nevojë të domosdoshme”, tha ai.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, foli edhe për debatin e krijuar në media në lidhje me propozimet e bëra për pagat në Shqipëri. Ai tha se propozimi i tij është keqpërdoruar nga disa media dhe në thelb ideja e tij nuk ka pasur lidhje fare me uljen e pensioneve. Sipas tij, problemi kryesor në Shqipëri është se taksat tona nuk përdoren në mënyrë të njëjtë, por me dy metrika të ndryshme.

“Nuk jam marrë fare me pensionet. E përdori një media, që e shtrembërojë atë që unë e kisha shkruar. Me pensionet s’jam marrë fare. Kush është shqetësimi që kam unë. Ne kemi sot në Shqipëri njerëz të punësuar që nuk arrijnë të punojnë jo për faj të tyre dhe kjo dihet. Ketë njerëz që nuk punojnë, ne duhet t’u japim një shpërblim. Është një pagë luftë. Duhet të marrim nga taksat edhe njerëzit që janë në privat dhe në shtet. Unë kam dhënë një ide, dhe ideja ime ka qenë që bizneset që të mos shpërndajnë dividend. Paratë publike nuk mund të përdoren nga njëzet njerëz në mënyra të ndryshme. O të gjithë njësoj, ose të gjithë saç merrnim në shkurt. Dje Rama i vuri vizë idesë time. Unë ndjej se ka një padrejtësi në shoqërinë tonë se paratë e taksave përdoren me dy metrika të ndryshme”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021