Propozoi dërgimin e trupave në Ukrainë, Macron-Perëndimit: Mos jini frikacakë

6 Mars 2024 | 07:47

Presidenti francez u ka kërkuar aleatëve të Kievit që “të rriten” dhe të tregojnë “guxim”, disa ditë pasi ai u përball me reagime për diskutimin e hapur të dërgimit të trupave në Ukrainë.

“Ne sigurisht po i afrohemi një momenti në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jesh frikacak,” u tha Emmanuel Macron emigrantëve francezë që jetojnë në Pragë.

Sipas mediave të huaja, ai tha se Franca dhe Republika Çeke ishin “të vetëdijshëm se lufta është kthyer në tokën tonë [në Evropë], se disa fuqi që janë bërë të pandalshme po zgjerojnë çdo ditë kërcënimin e tyre për të na sulmuar edhe më shumë dhe se ne do të duhet të jetojmë në këmbë të historisë dhe guximit që ajo kërkon”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë do të thotë kjo.

Macron u përball me kritika nga disa aleatë pasi sugjeroi se trupat perëndimore mund të dërgoheshin në Ukrainë gjatë një konference muajin e kaluar.

Zyrtarët francezë më vonë thanë se presidenti kishte për qëllim të nxiste debatin dhe se idetë përfshinin trupa jo luftarake në role të tilla si çminimi, mbrojtja e kufirit ose trajnimi i forcave ukrainase.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026