Protesta dhe seanca plenare në të njëjtën kohë, Berisha niset drejt Kuvendit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt parlamentit, aty ku po mbahet seanca plenare e kësaj të enjteje dhe protesta e thirrur nga opozita.
Siç shihet dhe nga pamjet, Berisha është nisur drejt Kuvendit në këmbë, ndërkohë që shoqërohet nga dhjetëra mbështetës të cilët do t’i bashkohen protestës para Kuvendit.
Tubimi nisi që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku deputetët mbështetës të Berishës mbajtën disa fjalime përballë të pranishmëve.
Nga ana tjetër në sallën e parlamentit vijon seanca plenare mes kaosit, ku deputetët mbështetës të Berishës kanë bllokuar foltoren dhe po u fryjnë bilbilave.
Në seancë janë dhe deputetët e grupimit Alibeaj, të cilët kërkuan zhvillimin e interperlancës me Ramën në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në aferën McGonigal.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë