Protesta e 8 Majit, Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme, do vazhdojmë tubimet paqësore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të hënë, ka vlerësuar protestën e 8 majit si një ngjarje me jehonë të jashtëzakonshme, duke theksuar pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që, sipas tij, kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.
Berisha deklaroi se protesta ishte paqësore dhe ka theksuar se opozita do të vijojë aksionin e saj politik në të njëjtën frymë, duke theksuar nevojën për organizim më të mirë dhe ruajtjen e karakterit paqësor të tubimeve.
“E patë pra se çfarë jehone të jashtëzakonshme. E patë se si disa dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë, qytetarë shembullorë, qytetarë të përgjegjshëm, elitë e guximit të kombit, dërguan mesazhet më të fuqishme në mbarë botën se ata nuk pajtohen me vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës dhe Edi Ramës.
Se ata nuk pajtohen me dhunimin e votës. Se ata nuk pajtohen me një pushtet të paligjshëm. E vërteta është se në atë bulevard dhe tek ata qytetarë përfaqësohej mbarë kombi shqiptar.
Njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e tyre, që duan këtë vend dhe të ardhmen e tyre evropiane. Për disa ata duhet të qëndrojnë në krye të protestës, për të tjerë kërkojnë që të qëndrojnë me grupet e qytetarëve nga zonat e tyre. Dhe kjo akoma nuk ka marrë një përgjigje.
Por a duhet të organizohen më mirë? Plotësisht dakord. Jo vetëm me deputetët, por në tërësi PD ose organizatorët e protestës duhet të bëjnë punë më të studiuar e asaj mase të madhe njerëzish që janë aty.
Tani, kjo është protestë paqësore. Në qoftë se ne, ndryshojmë këtë protestë nga paqësore në një formë tjetër, të garantoj se ajo masë njerëzish nuk mund të përballohet nga asnjë polici. Është e faktuar ajo.
Në qoftë se ne do t’u bënim thirrje atyre, që në protesta të vini me çdo mjet, nuk ka polici që përballon dot një protestë qoftë dhe 4-5 mijë qytetarësh. Jo, është e njohur kjo.
Por ne kemi qenë, jemi dhe do jemi për protestë paqësore. Shiko, e teta ishte kjo, asnjë polic të dëmtuar, asnjë polic të plagosur.
Ka një numër të konsiderueshëm protestuesish të dëmtuar dhe deputetësh të goditur dhe dëmtuar. Por ky është përcaktimi ynë, ne besojmë në këtë platformë. Edhe njëherë, ata sillen si kafshë aty. Nuk mund të fshihen. Ne do vazhdojmë dhe jemi në rrugën e duhur.
U siguroj që Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekjen. Nuk e merr më veten. Natyrisht ne do vazhdojmë me protestë paqësore”, është shprehur Berisha.
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës