Protesta e dytë e Shqipëria Bëhet, gazetarja sjell detajet
Këtë të dielë, përpara Kryeministrisë po zhvillohet protesta e organizuar nga partia Shqipëria Bëhet, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, e ka njoftuar disa ditë më parë.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, solli detajet se përse po mbahet kjo protestë dhe si është pjesëmarrja krahasuar me protestën e parë.
Gazetarja theksoi se kjo është protesta e dytë që Shqipëria Bëhet zhvillon në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe se protesta vjen si rrjedhojë e qëndresës 28-ditore përpara Kryeministrisë nga kryetari Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij.
“Ndryshe nga protesta e parë, protestuesit kanë vuvuzela, muzikë në sfond, kanë pankarta të ndryshme që si mesazh kryesor kanë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzicioni dhe zgjedhje të lira dhe demokratike. Përsa i përket pjesëmarrjes, është e konsiderueshme, janë mbështetës të Shqipëria Bëhet, janë mbështetës të diasporës, të cilët e kanë mbështetur qëndresën e Lapaj duke qenë fizikisht përpara Kryeministrisë dhe duke e ndihmuar me ndihma të ndryshme. Mosha përafërsisht në këtë protestë është mesatare, rreth 25–40 vjeç, kryesisht forca kryesore punëtore,” është shprehur Mema.
Ajo ka theksuar gjithashtu tre kërkesat kryesore që Shqipëria Bëhet kërkonë nga kjo protestë janë:
Dorëheqja e Kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë se është përgjegjës për të gjitha aferat korruptive, tashmë disa prej tyre nën hetim nga SPAK. Kërkojnë krijimin e një qeverie tranzicioni, një qeverie e cila duhet të zgjasë një vit dhe në përbërje të saj të ketë personazhe të cilët nuk janë lidhur me politikën, por që vijnë nga akademia, mjekësia etj. Kërkohet gjithashtu të mbahen zgjedhje të parakohshme, të lira dhe demokratike.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse