Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve që jetojnë në Shqipëri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje shtetasve amerikane që jetojnë në Shqipëri që të shmangin tubimin e së martës që pritet të zhvillohet në Tiranë.
Ambasada thekson se situata në protestë mund të ndryshojë shprejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
“Ambasada është në dijeni se mund të ketë një protestë edhe në qendër të Tiranës. Protestat mund të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, njofton ambasada.
Të martën pritet të zhvillohet në Tiranë, samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar për një protestë.
Për këtë protestë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot gjatë një konference për mediat se siguria e liderëve perëndimorë është mbi dëshirën për protestë.
Kreu i Policisë, nënvizoi se më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor lëvizja do të devijohet në rrugë alternative, ndërkohë që nuk do të ketë asnjë prirtje për të ndaluar protestën e opozitës.
Ai vuri theksin tek zona e kuqe, pra perimeri i sigurisë nuk do të lejohen qytetetarët.
LEXONI GIITHASHTU:
- Rrumbullaku: Siguria e liderëve perëndimorë mbi dëshirën gjeografike për protestë
- “S’jemi kundër protestave”, Çuçi: Ka zonë të kuqe, do marrim masa që të zhvillohet
- Meta takim me gjimnazistët: 58 mijë nxënës më pak, po përballemi me shpopullim
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë