Protesta e opozitës, Boçi: Kërkojmë rotacion politik dhe qeveri teknike
Militantët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në oborrin e selisë së PD për t’u bashkuar në bulevardin dëshmorët e kombit dhe para kryeministrisë aty ku pritet të mbahet protesta e opozitës.
Nga selia e PD, në një intervistë për gazetarin Ardit Hoxha, nënkryetari i PD, Luçjano Boçi tha se protesta e sotme ka aksionin dhe qëllimin e saj, që është lirimi i liderit të opozitës Sali Berisha dhe një qeveri teknike.
“Specifika e protestës së sotme lidhet me momentin kur mbahet, mesazhet dhe arritjen e qëllimeve që i ka vënë vetës; për lirimin e liderit të opozitës dhe krijimin e një qeverie teknike. Qytetarët kërkojnë sot një rotacion politik që pengohet nga skema e instaluar nga Rama. Kjo protestë është akt bashkimi madhor i PD, i pritshëm nga qytetarët por ka thelbin e aksionit të saj që janë ato synime që përmenda më sipër”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shefi organizativ i PD sqaron protestën: Kërkojmë qeveri teknike
- VIDEO| Gati protesta e opozitës, militantët mblidhen në selinë e PD
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh