“Protesta e opozitës, test për Berishën”, Deda: Ja çfarë synon

10 Korrik 2024 | 22:57

Gazetari Reldar Deda tha në “Now me Erla Mëhillin” se protesta e opozitës, është një test për Sali Berishën. Ai tha se me anë të protestës Berisha do të testojë edhe një herë elektoratin e tij, për të parë se sa mbështetje ka pas marrjes së vulës dhe të logos së PD.

“Duke u përpjekur për të njohur politikën e zotit Berisha, protesta e nesërme kërkon vetëm një fotografi. Fotografia është për të testuar elektoratin e djathtë se sa mbështetës ka tashmë pas marrjes së vulës e të logos.

Pra ligjërimin e zotit Berisha, do ta testojë te simpatizantët e djathë. Është një testi. duke e ndjekur politikën e tij, ai është i qartë se edhe unë këtë gjë do bëja do testoja se sa kanë shkuar mesazhet e mia te elektorati sidomos duke pasur parasysh ndarjen e fortë të Partisë Demokratike. Ky test është më i rëndësishmi, pasi në të gjitha fushatat elektorale ai nuk prodhoi sukses”,-tha Reldar Deda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026