English

Protesta kundër kullave, Arlind Qori: Më telefonoi një ndërtues, çfarë më tha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, është shprehur se partitë politike duhet t’i qëndrojnë ideve të tyre dhe të kenë guxim të mbajnë anë në shoqëri.

- Advertisement -

Komentet Qori i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se partitë politike nuk duhet të pretendojnë t’i kënaqin të gjithë qytetarët, duke i gënjyer.

Ai tregoi edhe një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me një ndërtues gjatë kohës që protestonte për prishjen e një parku dhe ndërtimin e një kulle pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Sipas Qorit, një ndërtues tjetër e kishte telefonuar dhe e kishte përshëndetur protestën e tij. Kjo pasi sipas Qorit, ndërtuesi në fjalë kishte inat se pse i kishin dhënë leje ndërtuesit tjetër për kullën dhe atij nuk i kishin dhënë për një tjetër objekt.

“Unë mendoj që partitë që kanë një lloj bërthame ideologjike duhet të kenë një privilegj. Duhet të besojnë te idetë, të shpallin krenarisht ato që besojnë dhe duan të kenë guxim të mbajnë anë në shoqëri. Partitë e tjera janë të gatshme t’i premtojnë të gjithve gjithçka. Edhe me ulje taksash dhe ngritje taksash. Duhet t’ia bësh ysmetin ideve. Të japësh propozime koherente.

Në gusht “Lëvizja Bashkë” thirri një protestë për zhdukjen e një parku pas Teatrit të Operas e Baletit. Zhduket një park dhe krijohet një kullë. Thirrëm 2-3 protesta, u përplasëm pak me Policinë, thirrëm kundër oligarkëve. Pas protestave më thirri një ndërtues tjetër, i cili mendonte se ishte në të njëjtën linjë me mua.

Më thoshte ti ke shumë të drejtë se këta të poshtrit i kanë dhënë lejen ktij dhe nuk më kanë dhënë lejen mua për një ndërtim tjetër. Ai kishte hallin jo se po i hepet leje ktij, po spo më jepet edhe mua. I thashë zotëri je në adresën e gabuar. Unë jam që të mos prishen parqet dhe të ndërtohen kulla. Këto ide kanë gjasa të popullarizohen”, tha Qorri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?