Protesta kundër NATO-s dhe pro Ukrainës, në Mynih diskutohet fati i luftës
Mynihu nuk ishte vetëm mikpritës i Konferencës së Sigurisë, pasi nga ana tjetër u zhvilluan edhe protesta të cilat kundërshtojnë luftën e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë.
Rreth 10,000 protestues u mblodhën në Königsplatz të qytetit jugor gjerman – ku u bënë bashkë protestues anti-NATO, pacifistë dhe aktivistë pro-kurdë.
Por paralelisht u mbajt edhe u mbajt një tubim pro-Ukrainë, duke bërë thirrje për më shumë ndihmë ushtarake dhe mbështetje ndërkombëtare për vendin e shkatërruar nga lufta.
Protesta vjen pas dy ditësh bisedime në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderët evropianë dhe ekspertët e sigurisë u zotuan të intensifikojnë mbështetjen për Ukrainën ndërsa ajo lufton me trupat ruse.
Presidenti francez, Emmanuel Macron në fjalimin e tij theksoi se nuk ishte momenti i duhur për të hapur bisedimet me Moskën.
“Nuk është koha për dialog sepse ne kemi një Rusi e cila ka zgjedhur luftën, e cila ka zgjedhur të intensifikojë luftën dhe që ka zgjedhur të sulmojë infrastrukturën civile”, tha Macron .
Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz theksoi se mbështetja gjermane për Kievin ishte “projektuar që të zgjasë” dhe u kërkoi aleatëve të shpejtonin dërgesat e tankeve të rënda të premtuara në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid