Protestat kundër propozimit francez, sot bllokadë në gjithë RMV

8 Korrik 2022 | 07:28

Për të gjashtën ditë me radhë me mijëra qytetarë u mblodhën në Shkup për të protestuar kundër propozimit francez i cili synon të zgjidhë mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Protestat udhëhiqen kryesisht nga opozita e cila shprehet se ky propozim vë në rrezik gjuhën dhe historinë maqedonase.

Fatmirësisht ndryshe nga protestat e tjera, demonstrimi i një nate më parë ishte i qetë.

Ndërsa sot nga ora 13:00 është paralajmëruar një bllokadë në të gjithë vendin.

Një ditë më parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi propozimin e Francës dhe vendosi që ai të kalojë në Kuvend për miratim.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një letër drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut  tha se propozimi nuk është i përsosur, por fut vendin në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026