Protesta në Milot, pensionisti shtrihet në rrugë: Kam marrë bukë e raki me vete
Pasditen e kësaj të marte, mbështetësit e opozitës bllokuan 6 akse kryesore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, raportoi për situatën në kryqëzimin e Milotit, që lidh veriun e Shqipërisë me Tiranën.
Vëmendjen në protestën e demokratëve në aksin Milot-Kashar e mori një pensionist, i cili kishte shtrirë veten në rrugë dhe kishte marrë me vete bukë e raki. Ai deklaroi se ishte pa shtëpi dhe se pensioni i tij ishte shumë i ulët për të përballuar jetesën.
“Sot jam pensionist, kam 6 vjet që kam vuajtur nga tërmeti. Jam demokrat i paharruar i Sali Berishës. Populli shqiptar është më keq se Ukraina, sepse Edi Rama e futi në vëllavrasje. Shqiptarët po ngatërrohen me njëri-tjetrin dhe po vrasin nga 20 veta. Ne do të bëjmë të pamundurën për t’i dalë zot Shqipërisë. Unë jam pa shtëpi; fëmijët e mi janë në punë të vetë. Jam pa lekë. Edi Rama e bëri pensionin tim sa 30 cigare, që do të thotë 1 cigare në ditë,” tha pensionisti.
Kujtojmë se mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, janë pozicionuar në 6 akse kryesore të vendit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në autosradën “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës–Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës; dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret