Protesta në RMV, Mickoski akuzon një shqiptar se donte ta vriste

6 Korrik 2022 | 21:54

Protestat kundër propozimit francez në Shkup kanë marrë rrjedhë tjetër pasditen e sotme, kur një pjesë e protestuesve tentoi të hynte në Çarshinë e Vjetër dhe u përleshën me shqiptarët lokalë në sheshin “Skenderbeu”.

Ndërsa mijëra protestues po marshonin nga Qeveria drejt Kuvendit, një pjesë e tyre janë drejtuar drejt sheshit “Skënderbeu”, ku dhjetëra shqiptarë u kundërpërgjigjën me gurë e sende të forta.

Sipas raportimeve, një shqiptar, pronar i hotelit pranë sheshit “Skenderbeu” në Shkup madje ka drejtuar armë zjarri dhe ka shtënë dy herë në ajër. Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski publikoi fotografinë e shqiptarit me mbishkrimin “Ky është personi që duhej të më vriste sonte”.

Sipas informacioneve, shqiptarë që nxori armën tashmë është arrestuar. Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa protestuesit vazhdojnë protestën para Kuvendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026