Protesta për Belerin, Dule: Do rrimë të fortë deri sa të arrijmë fitoren
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka mbajtur një fjalim në protestën që po zhvillohet në Himarë për lirimin e Fredi Belerit nga burgu.
Në këtë protestë janë të pranishëm dhe përfaqësues të Parlamentit grek.
Ai tha se do e vazhdojnë nismën e tyre deri sa Beleri të lirohet nga burgu dhe të vendoset në krye të Bashkisë së Himarës.
Më tej ai pati dhe një thirrje për Ramën ndërsa përcolli dhe një mesazh për vizitën e Georgia Melonit në Vlorë ditën e sotme.
“Të dashur himariotë, të dashur përfaqësues dhe të parlamentit grek. Të gjithë do të donim të ishte ndryshe. Kemi një zemërim të madh sepse po shkelen të drejtat e njeriut, po shkatërrohen liri të cilat janë fakt në botën e sotme. Rama që prej 3 muajsh mban të burgosur, Belerin, kryetarin tonë të Bashkisë. Do dëshiroja ti drejtohesha sërish kryeministrit të vendit, do i kujtoja se çdo moment që zgjatet burgosja e Belerit, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet.
Jemi të gjithë bashkë dhe do na gjejë së bashku kudo, në Shqipëri dhe në Greqi. Do vazhdojmë të qëndrojmë të fortë, deri sa të arrijmë fitoren tonë. Rama nuk e di me kë ka të bëjë. Rama nuk e di që kjo Himara e vogël ka mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe me Vatikanin. Dëshiroj të përfundojë duke thënë se kemi një burim të pashtershëm frymëzim dhe motivim për të qëndruar deri në fund, dhe marrjen përsipër të detyrave nga Fredi Beleri, detyrat që ju i ngarkuat”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë