Protesta për gjuhën shqipe, Ministri Hoxha: Përgjegjësi e RMV, të garantojë të drejtën e studentëve

6 Prill 2026 | 14:49

I ftuar këtë të hënë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se dalja e studentëve në protesta ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është një përgjegjësi institucionale e aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut.

Ministri theksoi gjithashtu se përdorimi i gjuhës shqipe në universitete është një shqetësim që e kanë ngritur studentët dhe se aktorët kryesorë duhet të veprojnë që të gjejnë rrugët e duhura për ta zgjidhur këtë problem. Sakaq sipas tij, kjo çështje nuk duhet të kthehet në problem të çështjeve politike, pasi siç e theksoi dhe ai, politizimi i kësaj çështje nuk sjell asgjë të mirë.

“Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji. Ata kanë bërë protestat e tyre, unë i përgëzoj për mënyrën se si po e shtrojnë problemin dhe ata janë të parët që mendojnë dhe po tentojnë të mos e kthejnë në problem politik dhe nuk duhet bërë problem politik, pasi politizimi i këtyre aspekteve nuk sjell asgjë të mirë.

Unë mendoj se kjo është një përgjegjësi institucionale e të gjithë aktorëve në Maqedoninë e Veriut, kushdo qofshin ata, për të gjetur mënyrat më të mira për të garantuar një të drejtë.

Kjo është thelbësore, është një e drejtë e të gjithëve atyre që duan të përdorin një gjuhë që është e sanksionuar si gjuhë zyrtare, për ta bërë të mundur që nëse ka mangësi, që ndodhin në çdo vend, që janë të përcaktuara jo qartë dhe mjaftueshëm në ligj, është momenti për t’u ulur për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhjen.

Demokracitë kanë mekanizmat, kanë mënyrën dhe aftësinë për të gjetur rrugën për ta zgjidhur këtë, në mënyrë që studentët të mos jenë të detyruar të rrinë në rrugë, por të ulen në tavolinë së bashku me aktorët kryesorë dhe të gjejnë zgjidhjen. Kjo është detyra kryesore dhe kjo duhet bërë.

Është një shqetësim që e kanë edhe ata vetë, por duhet të gjendet mënyra më e mirë për ta artikuluar sa më mirë dhe për të gjetur zgjidhjen. Kjo ka rëndësi, mua më intereson vetëm që të gjendet zgjidhja për ata studentë, e cila është një e drejtë nga Kushtetuta dhe ligji.

Gjuha është një nga elementët kryesorë të identitetit të kujtdo që e përdor këtë gjuhë. Nëse nuk kemi këtë, ne humbasim shpirtin, dhe nëse humbasim shpirtin, trupi ynë mbetet i pajetë.

Ky është një rast shumë specifik, i vendosur në një kuadër shumë specifik, por duhet ta shikojmë në kuptim më të gjerë. Nëse bëhen lëshime të tilla që cënojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës, atëherë i hapim rrugë një procesi që është i padëshirueshëm dhe shkon në dimensione të tjera”, u shpreh Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026