Protesta, Spaho: S’marrim parasysh vijat e kuqe të vendosura nga policia

4 Dhjetor 2022 | 16:06

Deputeti i PD Edmond Spaho, nga Korça theksoi se protesta e 6 dhjetorit do të zhvillohet përballë kryeministrisë pasi problemi  është me mazhorancën.

Ai tha  se nuk do të respektojnë vijat e kuqe  të vendosura nga policia ditën e djeshme.

Më tej ai është shprehur kritik ndaj qeverisë, duke thënë se kjo e fundit nuk ka në konsideratë asnjë interes të qytetarëve.

“Ne e kemi thënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek kryeministria ne problemet i kemi me maxhorancën kështu që është krejt normale që protesta të zhvillohet para godinës ku qeveria ushtron aktivitetin me të cilin qytetarët janë krejtësisht të pakënaqur.

Këto janë vija të kuqe të vendosura nga policia e një policie arrogante. E cila në veprimtarinë e saj nuk ka në konsideratë  asnjë interes të qytetarëve, një qeveri që vjedh zgjedhjet, një qeveri që ka kapur sistemin e drejtësisë, një qeveri që ka kapur median dhe që është e korruptuar nga koka tek këmbët, që nuk hap vende pune, nuk rrit paga dhe pensione, një qeveri që të detyron të ikësh në emigracion si në vitet 90. Kështu që të marrësh në konsideratë vijat e kuqe të saj do të thotë ta shtysh Shqipërinë në greminë dhe është detyra jonë ti kundërvihemi kësaj qeverie”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026