Protestat kundër punësimit të personave të afërt me Listën Serbe, anulohen konkurset

6 Prill 2025 | 10:01

Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5 prillit, pasi për disa ditë banorët e pakënaqur lokalë kanë protestuar, duke argumentuar se vendet e punës po i ftonin “personat e përshtatshëm”, të afërt me Listën Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ky subjekt gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, shkruan REL.

Megjithatë, në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, thuhet se konkurset për pranimin në marrëdhënie pune janë anuluar “për shkak të skadimit të afatit prej 30 ditësh për marrjen e vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve”.

Institucionet shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, dhe konkurset për vende të reja pune janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë në fund të janarit. Pranimi i punonjësve të rinj në sektorin e shëndetësisë përkoi me fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, ku garoi edhe Lista Serbe.

Kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, gjatë fushatës zgjedhore deklaroi se “në periudhën e kaluar, shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh vendesh pune dhe se kjo është një nga mënyrat për të mbijetuar [në Kosovë]”.

Elek është gjithashtu drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, njëra nga katër komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicës serbe.

Dhjetëra banorë, të cilët ditët e fundit kanë protestuar përpara Qendrave të Mjekësisë Familjare në Graçanicë, Uglar dhe Gushtericë të Poshtme, kanë deklaruar se punën në këto institucione shëndetësore e kanë marrë vetëm personat e afërt me Listën Serbe, dhe se disa prej atyre që janë punësuar, madje, nuk jetojnë fare në Kosovë.

Petar Gjorgjeviç nga Graçanica theksoi se ndaj personave që kanë protestuar është ushtruar presion, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që “t’i dokumentojnë kërcënimet”.

Radio Evropa e Lirë më 4 prill iu drejtua edhe Listës Serbe për të komentuar mbi akuzat e qytetarëve lidhur me punësimet partiake dhe presionet ndaj tyre, por ky subjekt politik nuk kanë kthyer përgjigje. Për akuzat e protestuesve lidhur me konkurset nuk janë përgjigjur as nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet në zonat serbe në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026