Protestat në Serbi, Biserko: Vuçiç nuk do dorëzohet, në 2027-ën do krijojë…
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Sonia Biserko ka komentuar nga Beogradi në Euronews Albania mbi situatën e mosbindjes civile që po ndodh në Serbi, si rezultat i një aksidenti të rëndë që mori jetën e shumë personave në Novi Sad.
Kjo situatë është shndërruar në një protestë kundër Vuçiç dhe administratës së tij. Studentët që kërkuan përmbushjen e të drejtave të tyre, kaluan në mosbindje civile pasi vetë Presidenti serb nuk pranoi kërkesën e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Lidhur me këtë, Biserko tha se protesta të tilla edhe pse momentalisht kanë rënë në qetësi, do kthehen në shtator akoma më të vrullshme. Sipas Biserkos, Vuçiç nuk do dorëzohet përballë forcës së protestave që krijojnë studentët. Nga ana tjetër, ajo analizon se presidenti serb nuk paraqitet me një kompromis për diçka të tillë, gjë që e bën akoma më të vështirë shuarjen e protestave dhe mosbindjes civile që është krijuar.
“Aktualisht studentët janë kthyer në universitete, në dy ditët e fundit protestat kanë qenë më të vogla por të pranishme, ndaj pritet që ato të vazhdojnë me më shumë forcë në shtator dhe tetor. Duhet të kemi parasysh se kjo nismë e qytetarëve serb është shumë e veçantë, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Mendoj se nuk do të ndalet. Në këto momente, Vuçiç nuk është i përgatitur për të bërë një kompromis. Gjëja më e mirë tani është të organizojë tryezën e rrumbullakët me ndikim nga BE-ja. Nuk besoj që ai do lejojë zgjedhjet e parakohshme pasi sipas disa analistëve, lista e studentëve do të merrte 54% të votave qoftë ky një skenar realist apo jo. Vuçiç ka ende një bazë të fortë prej 30% bashkë me partnerët e koalicionit. Humbjen ai nuk e pranon. Ai pret që kjo protestë të shuhet dhe të rigjejë mbështetjen që ka pasur.
Mendoj se pakënaqësia në radhët e shoqërisë po rritet. Vuçiç po përgatitet për eventin e ekspos në vitin 2027 dhe natyrisht po i organizon pjesmarrësit. Do jetë një event mjaft i rëndësishëm”, tha Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Biserko.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat