Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë
Tubime dhe demonstrata u organizuan në Valjevë, Obrenovac, Sremska Mitrovica dhe në Beograd, ku qytetarët u rikthyen në protesta pas një pauze të shkurtër. Në kryeqytet, protestuesit dëmtuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në lagjet Palilula dhe Zemun. Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, presidenti Aleksandër Vuçiç vizitoi njërën prej godinave të dëmtuara.
Ndërkohë, në Novi Sad, qytetarët kanë ndërmarrë veprime të tjera simbolike. Studentë protestues kanë bllokuar Pallatin e Drejtësisë që në orët e para të mëngjesit, si reagim ndaj arrestimeve të ditëve të fundit. Ata i cilësuan ndalimet si të pajustifikuara dhe dhunë e ushtruar nëpërmjet ligjit kundër miqve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.
Në Beograd, një tjetër protestë është duke u zhvilluar për të mbështetur një studente që akuzon policinë për ngacmim. Slogane të fuqishme si “Kush na mbron nga policia”, “Dhuna ndaj grave është krim shtetëror” dhe “Nuk dua sprej me piper, dua mbrojtje nga ligji” dominuan atmosferën.
Si përgjigje ndaj tensioneve në rritje, presidenti Vuçiç ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Takimi, i kryesuar nga vetë presidenti, përfshinte përfaqësuesit më të lartë të shtetit: kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç, kryeministrin Duro Macut, ministrin e Mbrojtjes, kreun e BIA-s, ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit më të lartë të policisë dhe sistemit gjyqësor.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona