“Jam gati te vdes”- Deklarata e fortë e Vuçiç, kush po e kërcenon presidentin serb

Aleksander Vuçiç
5 Qershor 2023 | 11:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi  të zhvilluar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj ta se është gati të vdesë por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.

“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes.

Mediat serbe, thonë se të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ishte ftuar, Vuçiç do të shpallë një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.

Ndërkohë kryeministrja e Serbise, Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje pas protestave të shumta që kanë përfshirë vendin. Brnabiç, deklaroi se Vuçiç e ka rezervuar dorëheqjen e saj. Por sipas saj nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026