Protestat për Klodian Rashën, Belind Këlliçi: Të rinjtë po provokohen nga persona të infiltruar nga PS-ja
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi për Euronews Albania protestat për Klodian Rashën të zhvilluara pesë ditët e fundit, reagimet e qeverisë dhe situatën që është krijuar prej ngjarjes.
Këlliçi u shpreh se policia duhet të ristrukturohet, duhet të heqë dorë nga dhuna ndaj protestuesve dhe nga ana tjetër qeveria të mbajë përgjegjësi, ndërkohë që theksoi se të rinjtë po provokohen nga policia me persona të infiltruar për t’ia faturuar më pas zhvillimin e ngjarjeve partive politike.
Për këtë kryetari i FRPD-së theksoi se protestat në Tiranë janë organizuar nga të rinjtë dhe jo nga partitë. I pyetur rreth komenteve dhe akuzave se “opozita ka paguar minorenë” Këlliçi u shpreh i revoltuar se “e neveriste këtë akuzë”.
“E neveris! Është akuzë qesharake dhe e paimagjinueshme që në vend që Kryeministri të mbajë përgjegjësi… ky kryeministër që i kërkoi [presidentit serb] Vuçiçit numrin e telefonit të [ish-futbollistit] Mihajloviçit për t’i dërguar një mesazh meqenëse ishte i sëmurë, nuk gjeti kohë tre ditë me radhë për të shkruar një resht për Klodian Rashën,” – u shpreh Këlliçi.
Për sa i përket dhunës, së shfaqur sidomos në Shkodër ndaj zyrës së Partisë Socialiste, Këlliçi tha se ato ngjarje kanë ndodhur nga “persona të infiltruar”.
“Kemi qenë të parët që kemi thënë se janë persona të infiltruar nga ana e pushtetit, nga ana e PS-së, sepse kujt i intereson të djegë selitë e PS-së, për ne s’kanë asnjë rëndësi, s’janë objekte të rëndësisë së veçantë ku të rinjtë të shfrynë dufin e tyre, sepse sot që flasim e gjithë PS-ja është në institucionet publike, Kryeministri, ministri… dhe e kemi parë se çfarë i kanë bërë këtyre institucione ata,” – u shpreh Këlliçi duke dënuar edhe përpjekjen, që sipas tij, po bëhet për të manipuluar ngjarjet qoftë këtu edhe me vrasjen e Rashës.
“E bënë me precedent penal, çuan një pistoletë aty 80 metra distancë, më pas e bënë 100… pastaj thanë se kishte dhunuar policinë… e gjitha kjo për të shpëtuar aq pak fytyrë që i kishte mbetur policisë së shtetit, më në fund ngritën duart edhe policia për të pranuar ngjarjen. I riu është vrarë me plumb pas koke, sot jemi vendi i dytë në botë, pas Koresë së Veriut që vrasim për shkelje të karantinës,” – tha Këlliçi.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni