Protestë dhe aksion në Kuvend, Noka pas mbledhjes së PD: Të fokusuar të 11 korriku
Organizimi për protestën kombëtare të 11 korrikut, por edhe beteja parlamentare janë dy drejtimet kryesore të aksionit opozitar gjatë korrikut.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi se të gjitha energjitë dhe fokusi i opozitës do të jetë tek tubimi i 11 korrikut, si hapi i parë drejt plotësimit të kërkesës për shpalljen e qeverisë teknike.
“Mbledhja e grupit parlamentar kishte si synim të sajin protestën e datës 11 korrik, si një protestë kombëtare që duhet të shkund këtë regjim kriminal dhe korruptiv, pikë tjetër ishte edhe një interpelancë e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me ministren e Shëndetësisë “-tha Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD.
Noka foli edhe për procesin e përzgjedhjes së drejtuesve politik, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen disa ndryshime në disa qarqe, që më pas të nisë puna në terren.
“Shumë shpejt do të njiheni me listën përfundimtare të drejtuesve politik të Partisë Demokratike në të gjithë qarqet”,-tha Noka.
Në seancën plenare të së enjtes, çështja kryesore ku pritet të fokusohet debati politik do të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
20% e fëmijëve 11-15 vjeç, përdorin çdo ditë më shumë se një pije me sheqer të shtuar. Specialistët e ISHP, japin alarmin, se konsumimi i këtyre pijeve në përditshmëri, rrit rrezikun e obezitetit, diabetit dhe problemeve të shëndetit mendor.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit