Pse PD proteston në 11 korrik? Luan Baçi jep arsyet: Alarm i madh për qytetarët
Deputeti Luan Baçi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku foli për protestën e ardhshme të Partisë Demokratike.
Protesta do të zhvillohet më 11 korrik e sipas Luan Baçit kërkesa kryesore e kësaj proteste do të jetë vënia në vend e drejtësisë.
“Kërkesa kryesore është vënia në vend e drejtësisë. Sali Berisha kryetari i Partisë Demokratike është i arrestuar politik me urdhër të Edi Ramës. ka tre vite që hetohet çështja e kompleksit Partizani dhe nuk ka asnjë akuzë as për Sali Berishën dhe as për Jamarbër Malltezin.
Luan Baçi e quajti një padrejtësi dhe çmenduri mbajtjen për 6 muaj nën arrest të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndërkohë që ndaj tij ende nuk ka asnjë akuzë.
“Kjo është një padrejtësi shumë e madhe që bëhet në Shqipëri. Kur mbahet 6 muaj në banesë i arrestuar Sali Berisha, pa akuzë, pa e thirrur asnjëherë, kjo është një çmenduri dhe një alarm i madh për të gjithë qytetarët shqiptarë”,-tha Luan Baçi.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit