Protestë në Fier, linja 400 kw prek tokat, fermerët kërkojnë rivlerësim

21 Mars 2024 | 16:30

Fermerë të lagjes Drizë në Fier janë ngritur në protestë mëngjesin e së enjtes duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqet me ullinj që preken nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv Maqedoni e Veriut – Elbasan-Fier.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë, 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë të kultivuara me ullinj 20-vjeçarë. Sipas banorëve , dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre.

Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes së pronësisë, por jo certifikatën e pronësisë , gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

“Ne na kanë thënë që para 5 vitesh dhe tani erdhën menjëherë dhe thonë do ta rrethojmë ne nuk jemi dakord pa marrë lekët. Të vijë kush të dojë. Bëjmë letra dhe pastaj nuk bien dakord. Na kanë dhënë një çmim po është qesharak. Ata nuk bien dakord. Çmimi është 2450 lekë të vjetra për metër”, thotë një banor.

Tokat në fjalë janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes së pronësisë, por jo certifikatën e pronësisë, gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

Ndërkohë drejtori i projekteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se bashkohet me shqetësimin e banorëve, teksa ka theksuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë.

“Është hartuar një projekt ekstra për të bërë një vlerësim ekstra … janë të lutur të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit dhe ta zgjidhim. Përtej asaj që është pjesë e detyrës sonë jo vetëm asaj që na takon neve por do suportohen edhe për procedurat që kanë të bëjnë me ASHK me Drejtorinë e Bujqësisë etj. Por ama jemi këtu dhe po zhvillojmë një projekt që është marrë me kredi”, shprehet ai.

Sejamini pohoi gjithashtu se ky është një projekt strategjik që dyfishon kapacitetet energjetike dhe vonesat në zbatimin e tij sjellin kosto të shtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026