Protestë në guroren e Rrajave, banori: Pse o deputet i zonës na prish shtëpitë
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të shtunë në guroren e fisit Rraja në Borizanë të Krujës, ku banorët e zonës ishin mbledhur aty në një protestë për prishjen e banesave të tyre nga shpërthimet në kantier.
Në një prononcim për Euronews Albania, një nga banorët tha se shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe ata janë të pafuqishëm ekonomikisht për t’i rregulluar.
Banori kërkoi nga shteti që të jap lejet për guroret konform ligjit, duke respektuar distancat nga qendrat e banuara, pasi atyre po u shkatërrohet jeta.
“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori.
Banoi shtoi se kryetari i bashkisë u premtoi kompensim të dëmeve përpara zgjedhjeve, ndërkohë që pas zgjedhjeve nuk u hap as telefonin.
“Janë çarë shtëpitë komplet, unë kam familjar invalid, edhe karrocën ma kanë fal se s’kam lekë. Kanë ardhur njerëzit kanë bërë inspektimet, por nuk kemi asnjë dëmshpërblim, prit gomar të mbijë barë. Kanë ardhur para votimeve dhe kryetari i bashkisë na tha se do t’i rregullojmë, pas zgjedhjeve nuk na hap as telefonin”, tha banori.
Kujtojmë se Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit këtë të shtunë, pas bërjes publike të videos ku pjesëtarë të fisit të tij rrihnin dy qytetarë në lokal, të cilët ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet që i ishin shkaktuar në banesat e tyre nga shpërthimet te gurorja e Rrajave.
Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 8 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e deputetëtit, Xhelal dhe Përparim Rraja, si dhe i biri i tij Rexhep Rraja.
Në deklaratën e tij kur shpalli dorëheqjen nga jeta politike, Rrahman Rraja u shpreh se ndihet i turpëruar nga pamjet e publikuara dhe i bëri thirrje djalit të dorëzohet në polici.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë