Protestë për ndotjen e ajrit në Maliq/ Banorët: Po rrezikohet shëndeti jonë

18 Dhjetor 2023 | 16:46

Prej 4 vitesh në zonën e Libonikut në bashkinë Maliq ushtron aktivitetin e saj një fabrikë e përpunimit të vajrave. Për shkak të çlirimit të tymit, banorët e zonës janë ngritur në protestë duke kërkuar mbylljen e saj. Ata ankohen se në këtë mënyrë po dëmtohet shëndeti i tyre.

“Unë kam dy fëmijëve të vegjël, në orën 7 nuk hapim dot dritaret se vjen erë e rëndë, nuk marrim dot ajër. I hapim dritaret për t’u ajrosur por nuk marrim dot ajër, vjen shumë erë e rëndë të bllokon. Unë që jam i madh, po fëmijët? Jemi ankuar, kemi mbledhur firma, nuk na ka marrë njeri për bazë “,-tha banori.

“Kemi bërë ankesa, kemi shkuar në kryetari i bashkisë, asnjë gjë. Fabrika përpunon vajrat e djegura të makinave dhe këto lëshojnë lëndë kancerogjene. Po të vish në darkë në Libonik nuk e hap dot dritaren, mbytesh me ajrin e ndotur që ajo krijon”,-tha një tjetër banor.

“Fabrika përpunon vajrat të përdorura të makinave që del nga makinat dhe kamionët. Prodhojnë gazrat toksike të cilat shkaktojnë probleme në frymëmarrje, në fëmijët, në të moshuarit. Ne duam që ky aktivitet të shikohet leja mjedisore sepse janë gënjyer njerëzit kur kanë firmosur në konsultimin publik”.

Pretendimet e banorëve nuk i ka pranuar vetë administratori i fabrikës, i cili thekson se teknologjia që zotëron fabrika nuk ndot mjedisin, pasi edhe nga kontrollet e kohëve të fundit rezulton se është brenda parametrave. Por në një pikë vetë administrator bashkohet me banorët.

“Kjo është një fabrikë me teknologji të 2022 që nuk e ka as Evropa, është më filtra, 100% në mbrojtje të mjedisit si fabrikë. Tani pak erë bie por nuk është shqetësuese, është erë e pranueshme por njerëzit nuk kanë informaciom për këtë punë. Është më filtra. Këtë erë mund ta zgjidh, por nuk e kam parë shqetësuese. Nuk me kishte thënë njeri”,-tha Julian Sulioti, administratori.

Në këtë fabrikë punojnë edhe banorë të zonës. Ndërkohë subjektit në fjalë i është kërkuar të bëj matjet në një laborator të akreditur për ndotjen e mjedisit dhe brenda datës 10 janar të dorëzojë rezultatet pranë agjencisë rajonale të mjedisit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026