Protestë te Bashkia Tiranë, të pranishëm deputetët e Rithemelimit

5 Prill 2024 | 11:32

Ditën e sotme po zhvillohet një protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, e mbështetur nga “Rithemelimi”.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”, lidhur me dosjen “5D”.

Në protestë kanë qenë të pranishëm kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti demokrat Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, kreu i këshilltarëve të Rithemelimit në Bashki, Ilir Alimehmeti dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Malltezi mbajti edhe një fjalim të shkurtër para Bashkisë së Tiranës, ku tha se zullumi është trashur aq shumë, sa sipas saj, vjedhja ka shkuar në përmasa të pakonceptueshme.

Ajo akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka përfituar dhjetëra milionë euro përmes abuzimeve në Bashkinë e Tiranës.

“E shikoni sesi zullumi është trashur kaq shumë, sa ka arritur përmasa të pakonceptueshme. Paratë e buxhetit të shtetit shkojnë menjëherë në xhepat e pushtetarëve ditën për diell dhe pastaj justifikohen nga Veliaj sikur ka probleme teknike me organizatën. Këto gjëra nuk ndodhin kurrë nëse nuk ka titullari pjesën e tij. Kjo është vjedhje flagrante qindra milionëshe. Protesta dhe reagimi popullor do i shërbejë jo vetëm rrëzimit të këtij modeli dhe sistemi, por për të gjithë ata që duan t’i rrisin fëmijët në Shqipëri”, tha Malltezi.

Gjatë protestës ka pasur përplasje të protestuesve me efektivët e Policisë që ishin rreth godinës.

Protestuesit kanë hedhur mollë dhe sende të tjera drejt Bashkisë. Po ashtu, këshilltarët e Rithemelimit janë përpjekur të hyjnë në ambientet e Bashkisë, por nuk janë lejuar.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, gjatë fjalës në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, u shpreh se qytetarët po protestojnë pasi në krye të Bashkisë së Tiranës është simboli i babëzisë dhe kreu i vjedhjes me skemën  ‘5D’ dhe inceneratorëve.

Fjala e Flamur Nokës:

Ne jemi në rolin e protestuesit.

Në dijeninë tonë këtë protestë e ka organizuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin, një protestë qytetare.

Qytetarët po protestojnë se këtu kanë simbolin e babazisë dhe kreu i inceneratorit të Tiranës.

Në jemi sot në rolin e një qytetari në këtë protestë. Këtu është kreu i inceneratorit të Tiranës, këtu është edhe kreu i organizatës kriminale 5D. Ne sot jemi këtu në rolin e qytetarit.

Pyetje: Ditën e djeshme keni publikuar disa foto në parlamentin e Shqipërisë. Çfarë janë ato foto?

Flamur Noka: Ato foto e publikuar dje janë foto të resorteve turistike të pallateve në Tiranë të dhëna me lejen e Veliajt dhe Edi Ramës. Taksat e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar për ndërtimin e  pallateve dhe resorteve të drejtorëve të Veliajt që kanë rrogën 700 euro dhe për ndërtim pallatesh.

Imagjinoni se çfarë ndodh, drejtorë që kanë rrogë 700 euro, por ndërtojnë pallate, resorte turistike. Del në përgjime se Veliaj është ortak me to dhe tani në çdo vend demokratik, një njeri kur ka akuza të tilla gjëja më minimale është që të dorëhiqet dhe të hetohet skandali.

Por këta rilindësit punojnë e jetojnë për të vjedhur dhe në asnjë moment nuk janë për të punuar për qytetarët.

Sot si qytetar i bëj thirrje mister inceneratorit që të japë dorëheqje pasi ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës dhe nuk mundet të të besojnë më taksat qytetarët e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026