Protestuesit serbë në Rudarë: Kurti, Kosova është e gjyshërve tanë

22 Dhjetor 2022 | 12:24

Qytetarë serbë nga veriu dhe vende të ndryshme të Kosovës kanë nisur protestën në Rudarë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, në protestë ishte shpalosur një parullë në serbisht me dimensone të mëdha në të cilën shkruhej ,”Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Sipas protestuesve, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij, po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kreun e qeverisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar me një mesazh serbëve të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç është shprehur se do t’i mbështesë gjithmonë serbët në Kosovë dhe u bëri thirrje që ta ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të madh të tyre dhe Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026