Provimi i Biologjisë kishte pyetje olimpiade, pretendon maturanti
Irdi Çollaku, gjimnazist te “Sami Frashëri” u shpreh se tre provimet e para kanë pasur nivelin e vështirësisë të shpërndarë dhe kanë qenë brenda programit mësimor.
Problemi ka qenë te Biologjia, që vetë Irdi ka marrë 9.9, por të tjerët kanë kundërshtuar notën dhe sipas tij me të drejtë.
“Provimi i Biologjisë për mua ka qenë me pyetje të cilat mund t’i krahasoj me të nivelit të olimpiadës pasi mora dhe pjesë në olimpiadën e gjimnazit dhe vura re që kishte pyetje të ngjashme,” – u shpreh nxënësi.
4 pyetje nga totali i provimit kanë qenë jashtë programit mësimor pretendoi ai, duke përjashtuar këtu pyetjet me alternativa të cilat i kishin mësuar gjatë gjimnazit.
Notën e tij të lartë, Irdi e arsyetoi duke treguar se ka marrë orë private jashtë mësimit dhe ishte i përgatitur për më shumë informacion se çfarë ishte rezervuar në programin e tre viteve shkollë.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç