PS bojkoton komisionin për Shëndetësinë, Albana Vokshi: Kanë frikë nga transparenca

5 Prill 2024 | 14:26

Partia Socialiste bojkotoi këtë të premte komisionin hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Ky është bojkoti i dytë që Partia Socialiste bën në këtë komision.

Albana Vokshi, kryetarja e komisionit, tha në një konferencë për mediat se Partia Socialiste refuzoi të shkonte në komision pasi i frikësohen hetimit dhe nuk duan transparencë për vjedhjen e 200 milionë eurove.

Ajo tha se njoftimi i mbledhjes është bërë sipas rregullores së Kuvendit, dhe se Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë pa dhënë asnjë arsye për bojkotin e bërë.

“Ju kemi informuar edhe herën e kaluar që në bazë të rregullores, opozita ka një hapësirë për të thirrur mbledhjet edhe kur mazhorannca nuk ka dëshirë për tu mbledhur. Rregullorja përcakton se nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e deputetëve të një komisioni, mund ta thërrasin, mund të caktojnë ditën, orën dhe rendin.

Para dy ditësh ne kemi njoftuar me 7 firmat e deputetëve të opozitës se mbledhja e ardhshme do të ishte në ditën e premte ora 13:30. Është njoftuar në të gjitha mënyrat Partia Socialiste, por edhe sitën e sotme nuk janë paraqitur pa asnjë arsye.

unë i kam kërkuar zotit Plarent Ndreca që të miratonim një rregullore të përbashkët për menazhimin e komisionit hetimor. Është refuzuar nga ana e mazhorancës me pretendimin se kur u miratua ligji, me mënyrë të njëanshme të PS, ëhstë vendosur që punimet e komisioneve hetimore do të vijonin bazuar në rregulloren e kuvendit.

Në zbatim të asaj rregulloreje janë thirrur dy mbledhjet. Pse mazhoranca refuzon? Është e qartë, Edi Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën normalisht”,-tha Albana Vokshi duke shtuar se “Partia Socialiste nuk do të bëjë transparencë për vjedhjen e 200 milionë euro, për 2 koncesionet e check up dhe sterilizimit”.

Vokshi lajmëroi gjithashtu se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor në shëndetësi do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:30. Mbledhja është thirrur sërish me firmat e 7 deputetëve opozitar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026