PS dhe PD bien dakord për votën e diasporës, Gjiknuri: Jemi shumë afër realizimit

19 Korrik 2024 | 14:16

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë në parim për votën e diasporës për zgjedhjet e vitit 2015.

Në një prononcim për media në përfundim të tryezës së dialogut për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se dakordësia legale është arritur, ndërkohë që pritet të zgjidhen dhe detajet teknike se si do të realizohet procesi.

“Përgjithësisht diskutuam disa detaje teknike për të pasur një proces me integritet që lidh personin me adresën ku banon dhe të dhënat në gjendjen civile. Në parim mund të them se mund të jemi shumë afër në realizimin e kësaj gjëje, nga pikëpamja legale, rënies dakord për projektligjin. Këtu kemi futur të gjitha kategoritë që jetojnë për një kohë të caktuar jashtë vendit, ku do të jenë diplomatët apo ushtarakët, apo dhe persona të tjerë që kanë një adresë të caktuar”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri shtoi se për herë të parë opozita solli një propozim për herësin, por që kjo çështje është në diskutim e sipër pasi duhet që ndryshimet ligjore të përmbushin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e dytë, ajo e herësit, sot dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për një komprpomis që iafrohet formulës kushtetuese, pra të një liste që është mikse. Siç e parashikon kushtetueta një pjesë e listës është e mbyllur dhe pjesa tjetër e hapur, pa prag apo pa herës.

Është një çështje që duhet ta diskutojmë të shohim sa në përputhje është me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë çfarë presin qytetarët shqiptarë. Nuk kemi arritur ende në një dakordësi, jemi duke e diskutuar”, tha Gjiknuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Ish-i dashuri i Aurora Tilës ka pranuar për herë të parë se ishte ai që e hodhi 13-vjeçaren shqiptare nga ballkoni i një pallati në...
10:56 | 14/07/2026

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026