PS hap sot fushatën elektorale, ja ku pritet të mbahet ceremonia

11 Prill 2023 | 10:12

Partia Socialiste hap këtë të martë fushatën për zgjedhjet e 14 majit. “Kurrë më pas, vetëm përpara” do të jetë slogani i kandidatëve socialistë.

Pasditen e së martës, në orën 18:00, Partia Socialiste do të hapë fushatën në Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Organizatorët kanë menduar lulishten pranë sheshit Skëndërbej si vendin ku do të prezantojnë 61 kandidatët për kryetar bashkie.

Ndryshe nga fushatat e tjera, më herët vetë kryeministri Rama ka deklaruar se selia rozë këtë vit do të ketë një fushatë ndryshe, ku në fokus të saj do të jetë edhe mbjellja e pemëve.

Për këtë, edhe e marta pasdite nuk do të jetë një hapje tradicionale e fushatës; por pas një fjale të kryeministrit, do të mbillen pemë.

Në hapjen e fushatës do të jetë i pranishëm edhe grupi parlamentar edhe Kryesia e Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet vetëm një orë përpara se të hapet fushata.

Kryesia do të përcaktojë edhe sloganin e socialistëve për zgjedhjet e 14 majit, ku nga ajo që Euronews Albania ka mësuar pritet të jetë “Kurrë më pas, vetëm përpara”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026