PS i drejtohet Komisionit të Etikës, kërkon përjashtimin e Berishës për 30 ditë

6 Nëntor 2025 | 20:09

Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha, pas deklaratës së tij për ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Deklarata e Berishës ndaj ambasadrorin të BE-së Gonzato këtë të enjte ka hapur debat ditën e sotme në seancën plenare dhe në media.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla që konfirmoi këtë kërkesë ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha.

“I kërkon Partisë Demokratike të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme. Ky është një incident i rëndë diplomatik, një sulm ndaj një ambasadori. Bazuar në Kodin e Etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen dhe përmban elementë fyes ose me natyrë seksuale është e papranueshme për një deputet. Në bazë të nenit përkatës që parashikon masat disiplinore, zoti Kryetar i Kuvendit, ju njoftoj se i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të marrë masat përkatëse,” tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026