PS ka miratuar dakordësinë për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore

1 Nëntor 2021 | 20:21

Partia Socialiste ka miratuar dakordësinë e plotë për të ngritur Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, të propozuar nga Partia Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri të ditur se Damian Gjiknuri do të propozohet si bashkëkryetar i këtij komisioni.

“Ne kemi miratuar dakordësinë tonë të plotë sot për të ngritur këtë komision, ku do të propozojmë zotin Gjiknuri si bashkëkryetar. Shpresojmë që këtë të bëjë edhe Partia Demokratike”, tha Balla.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se tani presin nga PD-ja që të propozojë bashkëkryetarin, në mënyrë që projektvendimi të kalojë në Kuvend.

“Të dy bashkëkryetarët do të formojnë dhe formulojnë projektvendimin. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm”, u shpreh Balla.

Partia Demokratike ka depozituar javën që shkoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë thuhet se Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara.

Gjithashtu, në kërkesë thuhet se Partia Demokratike ka konstatuar 5 shkelje të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit që kishin të bënin me shitblerjen e vote, përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale si dhe ndryshime të njëanshëm në kushtetutë dhe kodin zgjedhor që sollën heqjen e koalicioneve.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e këtij komisioni.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026