PS mungon në mbledhjen e Komisonit Hetimor për Shëndetësinë
Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me shërbimet publike të sterlizimit. Në mbledhjen e ditës së sotme kanë qenë të pranishëm vetëm përfaqësuesit e opozitës, pasi përfaqësuesit e mazhorancës kanë refuzuar të marrin pjesë.
Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi tha se mbledhja është lajmëruar sipas të gjitha procedurave. Ajo tha se kjo mbledhje do të zhvillohej ditën e sotme pasi të martën, 2 prill, mazhoranca refuzoi punimet e komisionit sipas rendit të ditës.
“Sikurse është njoftuar dje, kam njoftuar mbledhjen e Komisionit Hetimor lidhur me shërbimet publike të sterlizimit. njoftimi është bërë sipas procedurave parlamentare në bazë të rregullores, mbledhja e sotme u thirr sepse deputetët e mazhorancës refuzuan rendin e ditës që ne kishim përgatitur, meqenëse refuzuan të diskutonin, kam bërë njoftim për mbledhjen e sotme. Njoftimi është bërë edhe në faqen e Kuvendit, sipas procedurës”,-tha Albana Vokshi.
Ndërkohë Plarent Ndreca i cili ka kërkuar ditën e djeshme që njoftimi të ishte bërë nëpërmjet sekretarit ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për mungesën e palës socialiste në mbledhjen e komisionit.
Ai shkruajti ndër të tjera se : “Komisionet Hetimore e theksoj për të disatën herë, nuk janë banaqe mediatike apo studio televizive, por struktura të përkohshme parlamentare, që kanë për themel zbatimin e Kushtetutës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta