A do ta marrë mandatin e deputetit pas refuzimit të Bicit? Përgjigjet Plarent Ndreca
Teksa Dallëndyshe Bici refuzoi marrjen e mandatit të deputetit nga vakanca e krijuar pas mosparaqitjes 6-mujore të Arben Ahmetaj, tashmë vëmendja kalon tek Plarent Ndreca, si i radhës në listë.
I kontaktuar nga Euroneës Albania, Ndreca, konfirmon se do të pranojë mandatin e deputetit.
“Patjeter që po, i nderuar madje”, ishte përgjigja e Plarent Ndrecës.
Mesditën e kësaj të enjteje Dallëndyshe Bici, dorëzoi një anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici ku bëri të ditur se për shkak të angazhimit të saj në krye të Kadastrës, nuk do të vijojë me procedurat për marrjen e mandatit të deputetit.
Në bazë të renditjes së kandidatëve të PS-së për Tiranën, Dallëndyshe Bici fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.
Pas refuzimit të saj për të marrëmandatin e lënë bosh nga Ahmetaj, e drejta për të i shkon Plarent Ndrecës, i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë.
Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri Ahmetaj ndodhej në arrati që prej 6 muajsh. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës pendale.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve