Vokshi denocon dhunën: Më kanë goditur në këmbë gardistët, u dhunuan dhe kolegët

5 Shkurt 2024 | 21:37

Deputetja e PD-së Albana Vokshi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ka bërë një denoncim.

Ajo tha se është goditur nga gardistët ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa po tentonin të futeshin në seancën plenare.

Vokshi theksoi se së bashku me kolegët është dhunuar fizikisht.

“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht. Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët. Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë  një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026