Rikthehet tradita e Shahut në Gjirokastër, shtohen të rinjtë e apasionuar pas tij

5 Shkurt 2024 | 17:30

Rritja e interesimit të fëmijëve dhe të rinjve për të ushtruar sportin e Shahut po rikthen në Gjirokastër traditën e pasur në vite.

Shahu po tërheq fëmijët dhe të rinjtë, të cilët preferojnë ta ushtrojnë si një sport të veçantë, ndërsa organizohen aktivitete të ndryshme në rang lokal.

Sa kohë ke që merresh me sportin e shahu?

“Kam një vit që merrem me sportin e shahut, është një sport shumë i vështirë dhe është shumë i bukur”, tha një prej të pyeturve.

Këtu organizoni aktivitete të ndryshme, ke marrë pjesë ?

“Po kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe më pëlqen shumë”, shtoi ai.

“Unë kamë rreth 5 vjet që merrem me sportin e shahut”, tha një tjetër i pyetur.

Pse zgjodhe pikërisht këtë sport ?

“Babai më tha që ta zgjidhja këtë sport, në fillim e pëlqeja, tani akoma vazhdoj ta pëlqej, tani e dashuroj si sport”, tha ai.

“Kam zgjedhur këtë sport për arsye se është një sport që të kalit durimin dhe duhet të përqëndrohesh shumë, për ta luajtur atë”, tha një tjetër i pyetur.

Ti je kampion i qytetit apo jo ?

“Po jam rreth 3 herë kampion i qytetit dhe kjo më motivon më shumë për të luajtur shah””, tha ai.

“Kam marrë pjesë në mjaft aktivitete,  për shembull në Tiranë, në konkurset që bëhen këtu në Gjirokastër”, tha një tjetër intervistuar.

Mendon ta vazhdosh ?

“Po tani është pjesë e jetës sime, si sport me pëlqen vërtet shumë”, shtoi ai.

“Kam zgjedhur sportin e shahut sepse është një sport që më tërheq shumë, është një sport që më kalit durimin, që të bën më të mirë në mësime”, tha ai.

“Unë këtë sport e kam zgjedhur sepse ky është sporti më i mirë, është edhe lojë e mendjes,  të ndihmon edhe në gjëra të tjera në mësime”, tha një tjetër.

“Prindërit janë shumë të interesuar dhe sjellin këto kohët e fundit ka shumë prurje të reja, gjithashtu edhe fëmijët kanë dëshirë të luajnë sportin e shahut, është një dëshirë e madhe, ka shumë nxënës të rinj dhe kjo është një kënaqësi edhe për mua dhe është një gjë e mirë për qytetin”, tha Armando Çani, trajneri i shahut në qendrën kulturore të fëmijëve.

Tashmë shahistët e vegjël nga Gjirokastra po spikasin edhe në aktivitetet kombëtare në këtë sport.

“Kemi bërë kampionatin e qytetit ku, u aktivizuan një numër i madh fëmijësh, të gjitha shkollat e qytetit,  dhe doli një aktivitet shumë i mirë , herë pas here mundohemi të bëjmë edhe aktivitete të vogla gjatë fundjavës”, tha Armando Çani, trajneri i shahut në qendrën kulturore të fëmijëve.

“Për rikthimin e traditës në sportin e shahut në qytetin tonë ne po krijojmë tani fëmijët e së ardhmes,  që përfaqësojnë qytetin tonë në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sporti i shahut në qytetin e gurtë ka një traditë të pasur të krijuar në vite ndërsa rikthimi i saj i shërben promovimit të shahistëve të rinj por edhe gjallërimit të jetës sportive në Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026