PS thirrje opozitës, kërkon konsensus për ndryshimet në reformën në drejtësi
Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga përfundimi i këtij sesioni parlamentar, mazhoranca ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për disa nisma që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, sic janë ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje këtë fillim jave opozitës për t’u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi.
“Me opozitën të kemi mundësi të flasim në mënyrë që këto ndryshime të cilat vijnë si sugjerime nga institucionet partnere të cilat monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi të ecin përpara. Shpresoj e besoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën”, tha Balla gjatë një konference për media këtë të hënë.
Kërkesat e vazhdueshme të organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë për ndryshime ligjore, bën që në shtator të vitit të shkuar komisioni i ligjeve të ngre një grup të përbashkët pune mazhorancë-opozitë me qëllim përgatitjen e një pakete ndryshimesh, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat për këtë cështje.
Ndryshimet që kërkohen nga sistemi i drejtësisë janë kryesisht të një natyre teknike dhe kanë të bëjnë me lejimin e magjistratëve që të punojnë si gjyqtarë, në vitin e tretë të shkollës apo ndryshime në procesin e vetingut të magjistratëve, ku propozohet që të bëhet vetëm një veting para pranimit në Shkollën e Magjistraturës.
Një tjetër çështje që kërkon bashkëpunim mes palëve është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
“Ne na duhet një Avokat Populli siç e përcakton kushtetuta, një avokat populli i cili të jetë i paanshëm politikisht”, tha Balla.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona