Pse gënjejmë më 1 prill?
1 prilli është dita ku njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin, bëjnë shaka, mashtrime e rrengje me përmbajtje humori.
Ndërsa këto mund të bëhen në çdo ditë tjetër, ajo çfarë e dallon 1 prillin është se këto veprime falen, me një marrëveshje të pashkruar.
Në epokën moderne, gazetat, radiot, stacionet televizive dhe faqet e internetit bëhen pjesë e traditës së 1 prillit duke raportuar lajme fiktive për të mashtruar – për një moment – audiencën e tyre.
Më 1 prill gënjehet në shumë vende të botës, pavarësisht sfondeve të ndryshme historike dhe kulturore. Disa nga këto vende janë Britania, Greqia, Brazili, Italia, India, Skocia, Franca, Shqipëria, SHBA-të, Polonia, Irlanda.
Versione për origjinën e Ditës e Gënjeshtrave, ose Ditës së Rrenave
Ndërrimi i Kalendarit në Francë
Ndonëse origjina e saktë e kësaj dite nuk është provuar deri më tani, historianët spekulojnë se i ka rrënjët në vitin 1582, në Francë, kur ky vend kaloi nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian.
Në kalendarin Julian, viti i ri fillonte rreth datës 1 prill. Por thuhet se shumë njerëz e morën lajmin me vonesë, dhe e festuan Vitin e Ri rreth kësaj date. Ndaj këtyre njerëzve filluan të bëheshin shaka, e t’u thuheshin gënjeshtra, përderisa ata po manifestonin diçka jo të vërtetë.
Hilaria në Romën e Lashtë
Disa historianë e lidhin Ditën e Gënjeshtrave me festën Hilaria (latinisht “e gëzueshme”), e cila festohej në Romën e Lashtë në fund të marsit nga ndjekësit e kultit të Kibelës, perëndeshë greke. Gjatë kësaj dite, njerëzit vendosnin maska dhe bënin shaka me njëri-tjetrin.
Ekuinoksi pranveror
Ka spekulime se Dita e Gënjeshtrave lidhej me Ekuinoksin pranveror, ose ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore, kur “Nëna Natyrë” mashtronte njerëzit me ndryshimin e paparashikueshëm të motit.
Kur “mashton” natyra – Plakat e marsit
Dita e Gënjeshtrave përkon si datë me legjendën e Plakave të Marsit, që haset në shumë krahina të Shqipërisë.
Në fund të marsit, nga aty ku moti ishte përmirësuar e kishte ditë me diell, fillojnë reshje dhe temperaturat ulen. Sipas gojëdhënave, ky fenomen i natyrës shpjegohet përmes legjendës së Plakave të marsit.
Legjenda thotë se plakat dolën në mal duke kullotur dhentë, të lumtura se ishin ditët e fundit të marsit dhe dimri mbaronte. Kështu, plakat filluan ta shajnë dimrin, me idenë se ia hodhën stinës së ftohtë.
Mirëpo marsi nuk e priti mirë reagimin e plakave, dhe ashtu siç nëpër mite e legjenda natyra merr veti njerëzore, marsi u inatos me plakat. Ai i kërkoi shkurtit 3 ditë hua për ta zgjatur dimrin. Prej kësaj, thonë legjendat, shkurti ka 3 ditë mangët.
“O shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua,
ta ngrij plakën me gjithë çka”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë