Pse iku PD nga komisioni, Bushati: Basha nën trysninë e ndërkombëtarëve
Partia Demokratike u largua sot nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku diskutohej për zgjatjen e afatit të vetingut, pasi kërkoi që mbledhja të shtyhet që të merren në shqyrtim propozimet për ndryshimet kushtetuese, mirëpo mazhoranca nuk pranoi.
Analisti Andi Bushati e cilëson si jo parimor qëndrimin e PD-së, që sipas tij po përpiqet të zgjidhë çështjet e reformave “përmes pazarit”.
Për ta ilustruar këtë, në emisionin “Shock”, Andi Bushati tha se PD nuk kundërshton zgjatjen e vetingut, por thotë se ka edhe PD disa propozime për ndryshime kushtetuese.
Kjo sjellje e PD-së vjen për shkak se kjo parti është sipas analistit nën trysninë e ndërkombëtarëve.
Nëse PD-ja sakrifikoi Sali Berishën për të mbajtur marrëdhënie të mira me Yuri Kimin, atëherë mund të bëjnë gjithçka tjetër, pasi do duket sikur e çuan dëm “sakrifikimin”, sipas Andi Bushatit.
“PD gjendet nën trysninë e ndërkombëtarëve. Ata llogarisin se vranë figurën e Sali Berishës që të mbajnë mirë marrëdhëniet me Yuri Kim”, u shpreh Andi Bushati.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu tha për Sali Berishën se po çekuilibron demokracinë në vend.
“Demokracia në vend është paksa më e ekuilibruar, por po “kafshohet” nga Sali Berisha i cili është i lënduar ngaqë e shpallën non-grata”, tha Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin