“Pse kërkohet ky rëndim mase për Ballukun?” Ndreca: Në këto tre muaj nuk është prishur hetimi

23 Shkurt 2026 | 21:42

Juristi, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me pezullimin nga detyra të ministres Belinda Balluku. Ndreca u shpreh se nuk ka pasur asnjë debat nëse është pezullimi i drejtë apo s’është.

Sipas tij debati ka qenë nëse pezullimi është i përshtatshëm për një funksion qeveritar apo jo. Ai ndër të tjera theksoi se hetimet nuk janë ndërprerë në asnjë moment dhe se tashmë nuk duhet të futen prova të reja për një kërkesë që është bërë para 3 muajve.

Sipas tij duhet të shqyrtohet se çfarë është bërë në këto tre muaj dhe nëse ka apo jo prishje të hetimeve.

“Hetimet nuk janë ndërprerë për asnjë moment. A se është shumë e rëndësishme dhe zoti Muçi e di se ka qenë prokuror. Prokuroria ka detyrimin tjetër që një herë në dy muaj duhet të shkojë në gjykatë dhe të thojë pse për këto dy muaj duhet të vijojë kjo masa nëse do ishte marrë masa e arrestit në burg.

Le të themi ose arrest shtëpi. Arrestit në burg është. Nëse do ishte marrë kjo masë, duhet të shkonte në gjykatë dhe t’i thoshte gjykatave pse duhet të vijojë kjo masa në fuqi. Tani për këto dy muaj sa u bën, në këto dy muaj apo tre muaj që kaluan çfarë ka ndodhur?

Prokurorët duhet të kishin thënë në këto tre muaj për shkak se nuk është marrë kjo masa, është cenuar hetimi në këtë pikë. Duhet t’ia thoni në këtë rast Kuvendit.

Kuvendi duhet i thoni në këto tre muaj që vijon kjo çështje dhe në gjykimin tim nuk mund të fusin prova të reja sepse kërkesa është bashkëlidhur ca prova. Nuk mund të fusin prova të reja për një kërkesë që është bërë para tre muajve. Jo pra jo patjetër që kanë kuptim sepse e lenë për një moment s’ka asnjë provë të re.

Në këto tre muaj çfarë ka ndodhur që është prishur hetimi? Pra, ku është prishur hetimi për këto tre muaj. Dhe a është prishur hetimi, pra çfarë është prishur konkretisht nga hetimi. Nëse nuk është prishur asgjë, praktikisht bie kërkesa , arsyeja që kërkohet heqja e lirisë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026