Pse Meta u bashkua sot në protestën e Berishës? Përgjigjet Klevis Balliu

27 Prill 2024 | 21:39

Në emisionin Review në Euronews Albania u analizua këtë të shtunë Konventa e Partisë së Lirisë dhe bashkimi i Ilir Metës me protestën poshtë ballkonit të Sali Berishës.

I ftuar në panel, shefi i organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, u pyet se pse bashkimi i Metës në protestën e Berishës erdhit sot.

Balliu tha se këtu nuk ka asnjë lajm të ri, pasi dy krerët e opozitës kanë qenë gjithmonë bashkë sipas tij.

Balliu theksoi se opozita duhet të riorganizohet dhe të bëjë gjithçka që të përballet me pushtetin. Ai tha se qytatrët do të përdorin çdo formë për të nxjerrë nga zyrat personat e përfshirë në korrupsion sin ë bashki ashtu dhe në qeveri.

“Më pyete kur erdhi pse erdhi, ndërkohë që aty kanë qenë gjithmonë, opozita është e bashkuar në një aksion opozitar. Organizimi është thelbi i gjithçkaje në këtë mision. Jemi shumë vonë se kanë ikur shqiptarët. Kohën dëm se kemi hedhur ne, kjo është një betejë, kjo është një luftë. Ne po bëjmë diçka, po mundohemi të bëjmë diçka për vendin. Se të largojmë një hajdut nga bashkia e Tiranës mendoj se është mision për të gjithë ne.

Me protesta dhe me revolt do t’i nxjerrim nga zyrat. Me votë është e vetmja mënyrë që vjen në pushtet, por hajdutët nga zyra do t’i nxjerrin me çdo formë dhe çdo mjet qytetarët. Me çdo formë dhe çdo mënyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026