“Pse nuk jeton djali im?”, Nëna s’mban lotët pas 15 viteve nga ngjarja e Gërdecit

15 Mars 2023 | 12:24

Nëna e një prej viktimave që humbën jetën në Gërdec nuk arrin të mbajë lotët as pas 15 vitesh. E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania se çfarë pret nga drejtësia, ajo nuk i ka mbajtur dot lotët dhe është përgjigjur se kërkon vetëm një përgjigje do të dijë se përse nuk jeton më djali i saj.

“Dua vetëm një përgjigje pse nuk jeton djali im. Pse?  Këtë dua, kush ishte arsyeja? Çfarë faji kishte djali im? O shpirt i mamit!”, tha nëna e viktimës duke mos i mbajtur dot lotët.

Kanë kaluar 15 vite nga ngjarja e Gërdecit ku mbetën të vdekur 26 persona e megjithatë familjarët ende e ndjejnë dhimbjen. Ndërkohë që kujtonin të dashurit e tyre të larguar nga jeta duke u çuar lule në memorialin e ndërtuar për ta, shprehen se tashmë  i kanë sytë nga drejtësia.

“Kam humbur bashkëshortin. Tani presim nga SPAK-u. Presim drejtësinë që nuk është vënë akoma. Me këtë do e tregojnë veten se është gjëja më e madhe që ka ndodhur. Duhet të bëjnë drejtësinë, të bëjnë atë për të cilën paguhen. Ka 15 vite jemi më shumë se të vrarë”,-tha qytetarja e cila humbi bashkëshortin në tragjedinë e Gërdecit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026