Pse nuk u shkarkua Basha për 21 janarin? Berisha për Euronews Albania nga protesta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ngjarja e 21 janarit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, është e ndryshme nga vdekja e 7-vjeçares në Himarë, të ndodhur dy ditë më parë.
Pyetur nga “Euronews Albania”, se pse nuk shkarkoi Lulzim Bashën asokohe nga posti i ministrit të Brendshëm, teksa sot kërkon shkarkimin e Çuçit, Berisha u shpreh se më 21 janar, Edi Rama bëri një demonstratë për të ardhur në pushtet me dhunë.
“A mund të më thoni një rast kur ka ndodhur kjo kur ka qenë Lulzim Basha ministër? 21 janari është krejtësisht tjetër, erdhi i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë dhe natyrisht në mënyrë tragjike, por ajo ishte një demonstratë që kishte sipas të gjithë komunitetit ndërkombëtar, agjendë marrjen e pushtetit.
Kurse vogëlushja e vogël, kishte ëndrrat e saj më të bukura për Shqipërinë dhe për Jonin dhe kishte ardhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju po i bëni gjërat të pakrahasueshme. Kishim të bënim me një akt për marrje me dhunë të pushtetit”, deklaroi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Çuçin do e shkarkoja për 4 minuta’, Berisha në protestë: Rama s’ka ndjeshmëri
- Perplasje në protestën para Ministrisë se Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit
- ‘Faji është i shtetit’, qytetarë me fëmijët e tyre në protestën për 7-vjeçaren
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit