English

Pse paditet Shqipëria në arbitrazh?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.

- Advertisement -

Gjykatat e Arbitrazhit janë krijuar dekada më parë me qëllim mbrojtjen e investitorëve nga veprimet arbitrare të qeverive të vendeve ku gjykatat vendëse kanë reputacion të keq. Por këto gjykata janë gjithashtu të njohura për ruajtjen e sekretit, gjë që e bën thuajse të pamundur për taksapaguesit që paguajnë në instancë finale faturën, të mësojnë se çfarë kanë bërë qeveritë e tyre që janë dënuar dhe për çfarë arsyesh konkrete kompanitë private i kanë përfituar këto para.

Shqipëria është përballur në shumë raste në gjykata arbitrazhi ku në disa raste ka fituar dhe në disa raste të tjera ka humbur. Por edhe në rastet kur ka fituar, kjo nuk ka ardhur pa kosto, të cilat lidhen me pagesat e majme të studiove ligjore, kostot e gjyqeve dhe interesat që rriten çdo ditë nga mosekekzekutimi në kohë i faturave.

“Edhe në kushtet kur qeveria ka dështuar për një kohë të gjatë për të ekzekutuar një vendim, ka qenë me pasoja sepse kostot kanë qenë shumë më të rënda se detyrimi fillestar, i dhënë në momentin e vendimit të arbitrazhit”- Ledina Mandia, ish-avokate e Përgjithshme e Shtetit.

“Është vështirë të japësh një gjykim sepse duhet të kesh një evidencë të plotë të çështjeve të shqyrtuara, çështjeve në shqyrtim dhe çështjeve të refuzuara. Ajo çka mund të thuhet është se në vendet me institucione të dobëta, të korruptuara, të politizuara, ku mpleksen interesa të oligarkisë, të mafies ndërkombëtare etj, shtetet përgjithësisht i humbasin dhe për fat të keq dekada e fundit ka provuar që Shqipëria bën pjesë në këtë grup shtetesh të cilat për një numër arsyesh i humbasin dhe nuk janë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre”- theksoi Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i qendrës për kërkime ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?